Ali Dia mashtroi gjithë anglezët  

Ali Dia, një emër që anglezët do ta mbajnë mend si mashtruesin më të madh të historisë së futbollit. Historia e pabesueshme nis në vitin e largët 1996 kur George Weah a rekomandon lojtarin afrikan trajnerit të Southampton, Graeme Souness. Kur një lojtar ta rekomandon Topi i Artë, atëherë nuk mendohesh dy herë dhe sulmuesi 30-vjeçar u bashkua me ekipin bardhekuq pas eksperiencave në Ligue 1 dhe Bunesliga por edhe me Kombëtaren e Senegalit. Dia nënshkroi dhe u grumbullua menjëherë e madje u aktivizua që në minutën e 32 të ndeshjes së radhës kundër Leeds. E pabesueshmja ndodhi opak minuta më pas kur i vetëm kundër portierit nuk arriti të godiste topin por tokën. Një ndeshje e sikletshme, aq sa trajneri vendosi ta zëvendësonte pas kërkesës së vazhdueshme të tifozëve ndërsa ajo do të ishte ndeshja e parë dhe e fundit e Dia me fanellën e Southampton si profesionist. Sipas shokëve të skuadrës, ishite shumë i zoti për të shpikur histori por aspak në gjendje të për të treguar aftësitë e tij sepse Ali Dia ishte thjesht një mashtrues që një padite të bukur e pa veten në mesin e fushës në një ndeshje të Premier League pa kaluar pothuajse asnjë filtër.

sfidanti.al