Në 11 maj të vitit 1985 futboli anglez ndryshoi përgjithmonë. Përballja mes Birmingham e Leeds United u tranformua në atë që në Angli e cilësuan “Beteja e Agincourt”. Bilanci zyrtar ishte 145 policë të plagosur, 125 të arrestuarm 50 tifozë të plagosur e të shtruar në spital dhe 1 i vdekur. 15-vjeçari Ian Hambridge humbi jetën në ndeshjen e tij të parë si tifoz në një stadium. Ai mbylli sytë përgjithmonë pasi u zu poshtë nga një mur i lartë 3.5 metra i rrëzuar për shkak të përplasjeve mes tifozëve dhe policisë. Ky nuk është episodi i parë apo i fundit ku janë të përfshirë tifozë të Birmingham sepse të ashtuquajturit “Zulu”, janë një nga tifozeritë më të dhunshme të të gjithë Ishullit Britanik. Bëhet fjalë për një grupim miltiracial të shoqëruar nga episode të frikshme dhune gjatë viteve 80. Shumë prej anëtarëve të këtij tifogrupi ishin edhe anëtarë të bandave kriminale të qytetit të Birmingham-it, ndërsa një pjesë e madhe e tyre luftonin për të drejtat e njerëzve pa një çati mbi kokë edhe pse kjo mund të duket disi ironike. Kjo është historia e “Zulu”.