Sa herë që shfaqet Sinan Idrizi, në rolin e sulmuesit bomber me kritika ndaj “Partisë së topit”, , në FSHF shtypin butonin e aparatit të përgjimit. Nuk humbasin asnjë frazë të tij dhe kanë të drejtë se padrejtësia është e madhe, ka llokma për të gjithë, por pak kanë kurajë për të demaskuar. Thonë se Flamurtari sa të ketë Idrizin dhe FSHF sa të ketë Dukën, topi do të jetë i shryrë për vlonjatët, do të luajnë poshtë dhe jo lart,atje ku e kanë vendin!
Në Vlorë thumbojnë me ironi se shef Rama sapo të mbarojë punë me pedonalen, do të merret edhe me Flamurtarin! Dikur thonin me ironi për tiranasit shprehjen e famshme “ ç‘të bëri deti”, tani i drejtohen çunave të FSHF-së dhe presidentit Duka “ ç‘të bëri Flamurtari .. more derëzi !”
Në këtë finalen e fundit me Laçin, sikur të ishte një film i parë për të disatën herë, arbitri ka bërë “magjinë e zezë”, siç ka ndodhur rëndom me vlonjatët. Vate , vate ajo kohë kur ishte kryetar Shpëtim Gjika dhe arbitrat shkonin me dajre në Vlorë, tani në kohën e Sinanit armatosen me kartona e bilbiladhe tundin flamurin ..tamam në qytetin e Flamurit.
Fraza e Sinanit për ndeshjen e fundit me Laçin, dëshmon se filmi “Nuk ka paqe nën ullinj” do të vazhdojë seritë. E meritojnë të përgjohen fjalët e Sinan Idrizit: “ Unë di që cikli i shenjtërimit është mbyllur me Shën Mërinë, por gruaja dhe motra e arbitrit qenkan të shenjta, gratë tona, motrat tona që shahen në kor atje, nuk janë të shenjta…”
Sfidanti.al