Muçin do ta drejtojë Jose Mourinho

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku luajnë dy shqiptarë, Muçi dhe Rashica. Negociatat thuhet se janë duke ecur mirë, aq sa Mourinho në ditët në vijim do të takohet me përfaqësuesit e asaj e skuadrës së tij të ardhshme. Diskutimet kane mbetur vetëm mbi anën ekonomike nisur nga paga e madhe që pretendon “Special One”.

sfidanti.al