Porta e Vllaznisë  dhe barsaleta me drynin e Shkodrës !

Kur turpi kthehet në ..”triumf”! Vllaznia ka marrë një shuplakë me gola nga Skënderbeu, ka humbur 1 me 5, kurse tifozët që shijojnë edhe tradhëtitë, paskan tifozët e  mbijetuar për këtë ndeshje bamirësie, paskan duatrokitur ekipin mik! Në fakt, duhet të kishin duatrokitur për trajnerin Berdariç , për presidentin Xhaferi, për drejtorin Tofik Osmani, për ekipin titullar të Vllaznisë që ditën që portën do ta bënin fizarmonikë, nxorrën në fushë të “dënuar” nga rezultati..disa  futbollistë të rinj.

Në futbollin tonë të dënuar nga Europa, “burrat e futbolllit” ia dorëzojnë fushën brezit të ri me një amanet kontrovers  : lironi vidhat e portës! Ose tjetra : Pritini miqtë siç e do zakoni i fubollit tonë..! Dhe më e bukura, po  vjen tani në “Final 4”, kur Vllaznia do të bëhet serioze, porta do të sigurohet  me “dryn shkodre” sepse duan të fitojnë  titullin kampion ! Sipas një barsalete, dryni i Shkodrës ka fituar një konkurs ndërkombëtar në atë kohë, sepse  nuk e hapte dot as çelësi i vet!

Sfidanti.al