Italia ëndërron 9 skuadra në Kupat e Evropës

Me Atalantën dhe Fiorentinën në finalet e Europa dhe Conference League, Italia mund të ëndërrojë vërtet të arrijë “xhekpotin” në kupat evropiane sezonin e ardhshëm. Arsyeja është e lehtë të thuhet: nëse tashmë janë tetë skuadra italiane të kualifikuara në kupat e ndryshme, me sukseset e mundshme të Atalantës dhe Fiorentinës do të shtohej një ekip shtesë me ëndrrën e madhe për të parë edhe skuadrën e gjashtë italianë në Champions League. Le të shohim kombinimet e ndryshme duke marrë parasysh renditjen aktuale të Serisë A me Atalantën në vendin e pestë dhe Fiorentinën në vendin e nëntë.

NËSE ATALANTA DHE FIORENTINA HUMBASIN NË FINALE- Skenari që sheh humbjen në të dyja finalet, në këtë rast situata aktuale do të konfirmohej me tetë skuadra të kualifikuara në kupat e Europës, pesë prej të cilave në Ligën e Kampionëve, dy në Europa League (e gjashta dhe e shtata) dhe një në Ligën e Konferencave (e teta).

NËSE ATALANTA FITON DHE FIORENTINA HUMB -Vetëm suksesi i zikaltërve nuk do të zgjeronte gamën e skuadrave të kualifikuara, por do të ndryshonte shpërndarjen: gjashtë në Champions League (5 të parat  plus Atalanta për fitimin e kupës), një në Europa League (e shtata) dhe një në Ligën e Konferencës (e teta).

NËSE FIORENTINA FITON DHE ATALANTA HUMB – Vetëm suksesi i Fiorentinës do ta çonte numrin e skuadrave italiane në Evropë në nëntë, ndërsa do të mbante “vetëm” pesë në Champions League (pesëshen më të mirë në Serie A). Fiorentina do të shkonte në Europa League së bashku me të gjashtin dhe të shtatën, me të tetën në Ligën e Konferencës.

NËSE FITOJNË TË DYJA, ATALANTA DHE FIORENTINA -Skenari më i ëmbël parashikon nëntë skuadra italiane në Evropë, gjashtë prej të cilave në Ligën e Kampionëve: një triumf. Gjashtë më të mirat do të shkojnë në Champions League, dy në Europa League (e shtata plus Fiorentina) dhe një në Ligën e Konferencave (e teta).

sfidanti.al