Merkato e ardhshme pritet ta gjejë Juventusin shumë aktiv, sidomos edhe prej faktit se me shumë mundësi bardhezinjtë do të jenë me një trajner të ri sezonin e ardhshëm. Qoftë ky Conte apo Thiago Motta, secili prej tyre do të kërkojë lojtarë që përshtaten me idetë e tyre për ta rikthyer skuadrën sërish konkurruese. Prej disa sezonesh, Juventus ka hasur në vështirësi ekonomike, megjithatë për merkaton e radhës, burimi i financave do të jenë të rinjtë e promovuar në vitet e fundit. Kështu, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” presin deri në 100 milionë euro arkëtime nga emra si Soule i kërkuar nga Crystal Palace, Leipzig dhe Newcastle, Huijsen që është në fokusin e Borussia Dortmund, si dhe Barrenechea e Kaio Jorge që mund të përfshihen në operacione të ndryshme me Genoan apo Sportingun e Lisbonës. Pa lënë pas edhe Iling Junior, lojtar që Juventus shpreson ta shesë në verë pasi i skadon kontrata në vitin 2025. Plani dhe llogaritë janë të qarta, tashmë mbetet për t’u parë se sa do të mund të zbatohet.
sfidanti.al