Përfundimi i ndeshjes mes Barcelonës dhe Juventusit që solli eliminimin e katalanasve nga Liga e Kampioneve ishte i trishtuar për Neymar. Sulmuesi brazilian u mbërthye në lotë në momentin që arbitri Kuipers fërshëlleu për herë të fundit. Dani Alves u përpoq ta ngushëllonte, por mbështetja më e madhe për të erdhi nga motra e tij Rafaella. kjo e fundit shfrytëzoi rrjetet sociale për të dërfguar mesazhin në drejtim të Neymar: ‘Ke të gjithë botën përpara, të dua!-lexohet në mesazhin inkurajues të Rafaellës në profilin e saj n në Instagram.
sfidanti.al