As Messi dhe as Ronaldo; Rekordin per debutuesit e mban Mbappe

Emri i Kylian Mbappe është shënuar tashmë në librin e rekordeve të Ligës së Kampioneve edhe pse ai është vetëm 18 vjec. Sulmuesi i talentuar i Monacos, ka bërë atë që më parë nuk e kanë realizuar as Messi e as Ronaldo duke u bërë i pari futbollist që në vitin e tij të debutimit në Ligën e Kampioneve të shënojë në 4 ndeshje të 1/8 të finaleve dhe cerekfinaleve të këtij evenimenti. mbappe shënoi 5 gola në ndeshjet me Manchester City dhe Borussia Dortmund.

Ajo që të bën përshtypje është se 18 vjecari nuk ka mundur të gjejë golin në vetëm një ndeshje të fazës së grupeve. Por jo vetëm kaq, Mbappe është edhe futbollisti më i ri që shënon 5 gola në Champions dhe më efikasi në evropë për mesataren e golave të shënuar duke lënë pas as më shumë e as më pak, por vetë Lionel Messin.

sfidanti.al