Pep Guardiola flet pas suksesit të thellë të Manchester City në transfertën e Brighton me rezultatin 4-0 që e projekton skuadrën e tij drejt titullit të nëntë kampion në historinë e Premier League.
“Jap shumë merita sepse e njoh kundërshtarin me të cilin përballemi. Brighton ka qenë duke luftuar me shumë mungesa këtë sezon. Edhe pse ata ende luajnë me guxim dhe nuk dorëzohen kurrë, ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Është një rezultat i mirë për ne, shumë i mirë. Ne shënuam katër gola, ky është çelësi. Ne folëm si ekip që nëse nuk do të kishim topin do ta vuanim. Lojtarët e bënë shumë mirë. E thashë më parë, atë që kemi bërë në të kaluarën, nuk do të thotë se do ta bëjmë në të ardhmen. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje, ne e dimë se diferencat janë shumë të ngushta. Duhet të fitojmë secilën ndeshje. Çdo ndeshje ne jemi më afër”.
sfidanti.al