Zidane do të jetë trajneri i ri i Bayernit

Zinedine Zidane është një hap larg drejtimit të Bayernit të Mynihut. Nga Spanja e bëjnë të sigurt marrëveshjen mes ish-trajnerit të Real Madridit dhe gjermanëve, edhe pse ende nuk ka ardhur asnjë zyrtarizim apo firmë. Pas refuzimit të Nagelsmann, i cili sapo rinovoi si trajner i Gjermanisë, bavarezët kanë zgjedhur francezin me të cilin tashmë kanë një marrëveshje në parim. Francezi, i vetmi trajner që ka fituar Ligën e Kampionëve tre vjet radhazi, megjithatë bëri kërkesa të rëndësishme merkatoje përpara se të merrte një vendim përfundimtar. Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle, Zidane do të kishte kërkuar siguri në merkaton e transferimeve të verës, me referenca të qarta për përforcimet që do të dëshironte të kishte në dispozicion për t’i thënë po projektit. Mundo Deportivo, konkretisht, nënvizoi se kërkesat për përforcime do të kishin të bënin me repartin e mbrojtjes. Dhe Bayerni, i cili zakonisht kënaq trajnerët e tij, do të kishte thënë po. Një marrëveshje e përgjithshme mes palëve, me Zidane që do të rikthehej efektivisht në pankinë pas tre sezoneve.

sfidanti.al