Vojvoda i sigurt: Tre pikët ndaj Juventusit i meritonim ne

Juventus dhe Torino e mbyllën në paqe derbin që për 90-minuta nuk prodhoi asnjë gol. Megjithatë, te Torino duket se nuk janë të kënaqur me verdiktin e fushës dhe Mërgim Vojvoda thekson se skuadra e tij meritonte tre pikët. Mbrojtësi i Kosovës shtoi se Juventus pati vetëm një rast me Vlahovic dhe se përgjatë gjithë pjesës tjetër të ndeshjes, ishte Torino që udhëhoqi takimin. “Nëse Lazaro do ta shënonte atë rastin në fundin e ndeshjes, atëherë do të kishim marrë tre pikë të merituara. Më vjen keq që nuk shënuam gol, ishte i vetmi detaj që na mungoi. E kishim përgatitur ndeshje në mënyrën e duhur, tani të vazhdojmë të punojmë për të mbledhur më shumë pikë. Megjithatë, më vjen inat sepse i meritonim tre pikët, nuk gabuam asgjë në fushë. Ata patën vetëm një rast me Vlahovic dhe gjithë të tjerat i bëmë ne”, u shpreh Vojvoda.

sfidanti.al