Fulham fitoi derbin me Uest Hamin me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për raundin e 33-të të Premier League. Miqtë zhbllokuan takimin në minutën e 9’ me Pereiran, që zhbllokoi sfidën dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1. Në fraksinon e dytë protagonist ishte po Pereira, i cili shënoi golin e dytë dhe të fundit të kësaj sfide në minutën e 72’. Sa i përket sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Broja u aktivizua në minutën e 90+2’ në vend të Rodrigo Muniz.
sfidanti.al