Capello: Ja pse nënshkroi Berlusconi me Ronaldon

Ish-trajneri i Milanit, Realit të Madridit dhe disa skuadrave të tjera, Fabio Capello, rrëfen një detaj shumë interesant në lidhje me transferimin e Ronaldos te Milani. Pak ditë përpara nënshkrimit të kontratës së brazilianit me kuqezinjtë, Capello mori një telefonatë nga presidenti Silvio Berlusconi dhe rrëfeimi i tij është ky:

“Berlusconi më telefonoi për të më pyetur nëse mund ta konsideronim blerjen e Ronaldos. I thashë të mos e bënte sepse atij i pëlqenin shumë femrat dhe festat e natës. Berlusconi më falënderoi dhe ditën tjetër në faqen e parë të gazetës shkruhej: Ronaldo te Milan”.

sfidanti.al