McLaren i Mika Hakkinenn del në shitje

Disa orë leksioni me Mika Hakkinen por me një kusht, duhet të bleni makinën McLaren që ish-kampioni i botës e ka nxjerrë në shitje për disçka më shumë se 2 milionë euro. Finlandezi i cili ka arritur të fitojë titullin botëror të Formula 1 në dy raste, ka nxjerrë në shitje përbindëshin personal të ndërtuar në vitin 2013 dhe një nga makinat prototip e të pakta në qarkullim. Makina do të dalë në shitje në muajin Maj në Montecarlo ndërsa parametrat e saj janë të frikshëm pasi  arrin 100 km/h në 2.8 sekonda dhe shpejtësia maksimale arrin në 350 km/h. Njeriu që do ta blejë do të marrë leksione nga vetë kampioni pasi bëhet fjalë për një makinë të veçantë me komanda që duhen mësuar me kujdes.

Hakkinen ka punuar si ambasador i McLaren që prej vitit 2017. Finlandezi e ka nisur karrierën në pistat e shpejtësisë që në moshë të vogël ndërsa në rrugën e gjatë drejt suksesit ka pësuar disa herë dëmtime të ndryshme. Ai u emërua pilot i McLaren në vitin 1994 pas vdekjes së Ayrton Senna-s, ndërsa bashkëpunimi me inxhinierin Adrian Neëey e bëri një nga pilotët më spektakolarë të kohës dhe gjithë historisë së Formula 1.

sfidanti.al