Pak atletë në planet janë në gjendje të regjistrojnë arritjet e Mondo Duplantis në disiplinën e hedhjes me shkop. Ai ka arritur të vendosë për shtatë herë rekord botëror duke përmirësuar hedhjet e tij dhe premton që një gjë të tillë do të vazhdojë ta bëjë. Rekordi i tij aktual është 3.23 i vendosur vitin e kaluar në Kupën e Botës, plot 7 centimetra më shumë se sa çdo sportist tjetër që ka arritur të kalojë majën e lartë. Në këtë mënyrë, Duplantis bëhet një nga sportistët e rrallë që thyen rekord pas rekordi të vendosur nga vetë ai dhe këtë e ka bërë në 4 vitet e fundit me një vazhdimësi të frikshme. Një medalje e artë olimpike dhe 4 tituj botërorë janë arritjet konkrete të Duplantis, i cili shënjestron edhe një medalje tjetër të artë në lojrat olimpike Paris 2024. “Unë e di që kam mundësi të kërcej edhe më lart dhe ky është objektivi im, pra që të fitoj një medalje me një rekord të ri botëror”, ka deklaruar atleti për CNN, duke shtuar se objektivi është lartësia 6.30.
sfidanti.al