Tirana në pikë të hallit, ecuri si për mbijetesën

Dhjetë pikë në nëntë javë ka grumbulluar Tirana së fundmi. Skuadra ka fituar vetëm me Kukësin në fazën e tretë dhe Dinamon si dhe ka barazuar katër sfida. Është munduar nga Partizani, Teuta dhe Vllaznia. Bardheblutë kanë zhgënjyer totalisht edhe me Fagun, pasi në 5 javë kanë marrë gjashtë pikë. Një paraqitje zhgënjyese dhe me trajnerin e tretë këtë kampionat. Një ecuri skandaloze nga ana e klubit kryeqytetas që nëse do të arrinte gjatë gjithë sezonit rezultatet e fazës së tretë, atëherë do të ishte në luftë për mbijetesën.

sfidanti.al