Ish-atleti paralimpik, Oscar Pistorius po bën jetën e lypësit pas daljes nga burgu ku vuajti një dënim të gjatë për vrasjen me dashje të ish të fejuarës, Reeva Steenkamp në vitin 2013. Atleti nga Afrika e Jugut duket i shkatërruar plotësisht pas ngjarjes tragjike edhe pse më parë karriera e tij ishte veëm në ngjitje si një nga rekordmenët më të suksesshëm të historisë së sporteve paralimpike. Askush nuk i ofron një punë ndërsa Pistorius është zhvendosur në banesën e xhaxhait. Fillimisht, atleti me proteza u dënua me 13 vjet heqje lirie por gjatë këtij viti u lirua dhe tashmë mund të bëjë një jetë normale edhe pse nuk ka arritur të rikuperojë asgjë nga imazhi i kampionit pasi njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg dhe kërkesat e aplikimet për një punë normale kanë rënë në vesh të shurdhër. Ndoshta me kalimin e viteve, Pistorius do të arrijë të krijojë një jetë normale por asnjëherë nuk do të arrijë të rikthehet atleti simbol i një vendi që e konsideronte si simbolin e tij.
sfidanti.al