Ylli i ri i Lyonit, Ryan Cherki, i cili bëri debutimin e tij për ekipin e parë si 16-vjeçar, mund të largohet nga klubi gjatë verës sepse i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij dhe aktualisht nuk po diskuton për një zgjatje, kështu që Lyon mund ta shesë për të shmangur humbjen e tij pa kompensim. Edhe pse mesfushori kreativ 20-vjeçar nuk e përjashton mundësinë e një vazhdimi me Lyonin, ai nuk dëshiron të mendojë për këtë deri në fund të sezonit dhe as për një destinacion të ri të mundshëm.
“Të shkoj në Arabinë Saudite është shumë, shumë, shumë larg mendjes sime. Ata mund të më paguajnë 600 milionë euro në ditë, nuk do të shkoj atje. Unë dua të luaj në Evropë, të kënaqem këtu dhe pastaj do të shohim . Në të ardhmen, sigurisht që mund të luaj atje. Është një vend mysliman dhe gjëra të tilla janë të rëndësishme për mua. Do të shoh deri në fund të karrierës sime se si do të jetë gjendja e ligës saudite”, ka thënë Cherki.
sfidanti.al