Napoli dhe Juve në garë për Zhegrovën

Napoli po vëzhgon me kujdes sulmuesin e Lille, Edon Zhegrova në prag të sezonit të ardhshëm. Anësori i  Lille mund të jetë alternativa ndaj Matteo Politanos dhe Cyril Ngonge. Por në lojë, siç raportojnë mediat italiane, është future dhe skuadra e Juventusit. I lindur në vitin 1999, këtë vit ai ka bërë 39 paraqitje për Lille deri më tani, duke shënuar 11 gola dhe 9 asistime në të gjitha garat. Napoli mund të ketë një avantazh të vogël ndaj tij, pasi ai është i të njëjtit nacionalitet, theksojnë mediat italiane, me Amir Rrahmani (Kosovë), i cili mund të ketë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e bashkëatdhetarit të tij. Ndërkohë që edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport bëri një pasqyrë të përforcimeve të mundshme që mund të mbërrijnë te Juventusi gjatë sesionit të merkatos së verës. Emri i ri është ai i Zhegrovës. Një avantazh për bardhezinjtë mund të jetë dhe fakti që kanë nënshkruar me Timothy Weah dhe Tiago Djalo muajt e fundit. Pra, raportet mes dy klubeve janë të mira, njësoj si shifrat e Zhegrovës.

sfidanti.al