Vetëm 5 minuta dhe jo më shumë! Tamam si teksi i këngës së njohur , Armando Broja luajti vetëm 5 minuta në ndeshjen e Fulhamit ndaj Njukasëllit. 5 minuta janë shumë pak për të ndryshuar historinë e një ndeshjeje të humbur, por duken “shumë” kur kujton se Broja kishte 3 ndeshje që zhytej në tribunë! Ishin 5 minuta që vraponin më shpejt se vetë sulmuesi, sa edhe një aksion i vetëm shpejtësie, që përfundoi në korne, mbetet ..akti i gjykimit ! E mori apo s’e mori klasën…
5 minuta liri për Brojën që t’i shpëtonte “burgut” në të cilin e kish futur 3 herë me radhë trajneri Marko Silva. Vetëm 5 minuta kohë loje, për të shtuar frikën e radhës : do të gjykohet edhe Broja për humbjen e Fulhamit? Do të jetë në stol në ndeshjen e ardhshme? Mos do të shkojë prapë në tribunë apo kur ekipi të jetë në humbje..do të futet me pikatore për të ndarë tortën e humbjes..
Sfidanti.al