Të shtunën e 6 prillit Majorka e Vedat Muriqit luan finalen e Kupës së Mbretit përballë Atletik Bilbaos. Nëse ishullorët do të fitonin këtë trofe atëherë ky sezon mund të konsiderohej më i miri për klubin ishullor pasi kurrë më parë nuk kanë shijuar suksesin në këtë front. Ndeshja do të jetë e rëndësishme edhe për Vedat Muriqin, i cili në rast triumfi do të vendoste në këndin e trofeve një medalje mjaft të çmuar për spanjollët. I pyetur nëse do të priste një parakalim nderi në takimin e radhës (Majorka pret në shtëpi Realin e Madridit më 13 prill) Muriqi tregohet i përulur duhet thënë: “Nuk e di të them të drejtën nuk e di. Do të ishte diçka e mrekullueshme nëse Muriqi, i cili vetëm pak vite më parë shërbente si kamarier në restorante, të merrte një parakalim nderi nga një klub si Reali”.
sfidanti.al