Federata Kosovare e Futbollit ka bërë me dije sot se Arijon Ibrahimoviç (Arijon Ibrahimi) po finalizon procedurat për të marrë nënshtetësinë kosovare. Me këtë njoftim FKF ka treguar se vizita e talentit në Prizren fundjavën e kaluar nuk ka qenë vetëm për të kaluar kohën e lirë. Talenti i Bajernit të Mynihut, i cili ka lindur në Nyrnberg më 11 dhjetor të 2005-ës, aktivizohet si sulmues i majtë në ekipin e Frozinones ku është huazuar deri në fund të sezonit. Federata Kosovare e Futbollit ka shfaqur interes në drejtim të 18-vjeçarit prej kohësh, por vetëm tani duket se të dy palët po bëjnë maksimumin që gjithçka të përfundojë me sukses. Këtë sezon “Ibra” i Kosovës ka marrë pjesë në 14 takime të Frozinones në Serinë A duke shënuar 1 gol si dhe shërbyer një asist.
sfidanti.al