Newcastle, dëmtim i rëndë për Jamaal Lascelles

Lajm i keq te Newcastle. Klubi i Premier League ka humbur shërbimet e  Jamaal Lascelles, mungesa e të cilit vlerësohet nga gjashtë deri në nëntë muaj. Mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë kundër West Hamit, ndeshje e fituar nga “Magpies” me rezultatin 4-3. “Pas vizitave përkatëse, Lascelles do t’i nënshtrohet një operacioni javën e ardhshme dhe do të jetë jashtë për një periudhë nga gjashtë deri në nëntë muaj. Të gjithë në Neëcastle United i dëshirojnë Jamaal një rikthim të shpejtë në fushë”, shkruan klubi. 30-vjeçari luan te kjo skuadër që nga viti 2015 dhe është kapiten i bardhezinjve. Ai e mbylli sezonin 2023/24 me 26 paraqitje dhe një gol.

sfidanti.al