Boksieri shqiptar Florian Marku ka sfiduar mbrëmjen e djeshme në “O2 Arena” të Londrës britanikun Kris Kongo. Ndeshja ishte e luftuar dhe zgjati 10 raunde, por pas vendimit unanim të gjyqtarëve ishte Kongo, ai që u shpall me pikë (96-94, 96-93, 98-92) fituesi i takimit. Kjo ishte humbja e parë në karrierë për boksierin shqiptar, Florjan Marku (deri më sot kishte 13 fitore dhe në barazim). Edhe pse disi ironike, kjo humbje mund të jetë një lajm i mirë për Markun dhe tifozët e tij pasi shpesh herë jemi mësuar me fitore të pamerituara nga boksierët shqiptarë për shkak të organizimeve “fake”, çka do të thotë se djali nga Lushnja është futur në ringun e boksit të vërtetë. Dueli i fundit në Londër na tregoi se shqiptarët mund të luftojnë edhe në nivele të vërteta profesionistësh dhe për Markun kjo ishte një ndeshje vërtet e vërtetë.
sfidanti.al