Në një prononcim për “TuttoMercatoWeb”, menaxheri i Marash Kumbullës ka bërë me dije se klienti i tij ndihet mirë nga ana fizike dhe se tani është gati për të qenë titullar me ekipin e Sasuolos. Klubi në fjalë është në vendin e 19-të në kalsifikim duke grumbulluar vetëm 23 pikë në 29 takime. “Marash është gati nga ana fizike dhe pret që të jetë në fushë për të ndihmuar Sasuolon në betejën për mbijetesë. Ai për të luajtur më shumë minuta hoqi dorë nga një ofertë më të mirë ekonomike, e cila i erdhi nga një tjetër klub”, tregon menaxheri. Ky i fundit i kujton Sasuolos se një lojtar fiton formën vetëm duke luajtur dhe se Kumbulla është gati që të jetë titullar që në takimin e radhës ku klubi në fjalë luan të hënën përballë Udinezes.
sfidanti.al