Tirana rikthehet të luajë këtë fundjavë me shpresën se ka hedhur pas krahëve momentin negativ dhe pushimi i kombëtareve do ta shtyjë drejt vendit të katërt që është edhe objektivi minimal i klubit bardheblu. Nënkampionët renditen në vendin e pestë në klasifikim me 39 pikë, ndërsa vetëm pak ditë më parë regjistruan suksesin e parë pas shumë ndeshjesh pa fitore.
Në pesë takimet e fundit që solli edhe largimin e Julian Ahmatajt dhe emërimin e Erbim Fagut, skuadra kishte marrë vetëm tri barazime, pra tri pikë dhe dy humbje. Në total Tirana kishte grumbulluar vetëm 3 nga 15 pikët e mundshme. Të premten në orën 19:00 Tirana do të presë Teutën në sfidën e javës së 29 të Kategorisë Superiore ku momentalisht vendin e katërt e mban Skënderbeu me 40 pikë, 1 më shumë se bardheblutë.
sfidanti.al