Kampioni i turneut “Rolan Garos” të vitit 1983 dhe trajneri aktual i Francës në Kupën Dejvis, Janik Noa, sulmoi, papritur, tenistin serb Novak Gjokoviç, duke konsideruar ai, ka raste, që e tepron në qëndrimet e tij ndaj tifozëve.
“Ai, para së gjithash, kërkon që të gjithë ta kenë mendjen tek ai. Gjithnjë, kurdiset dhe, kështu, duket artificial. Ai është si një fëmijë që kërkon vëmendje. Herë pas here, e tepron, por, sidoqoftë, unë jam i bindur 100 për qind se ai është një djalë i mirë”, tha Noa që ka shumë mundësi që të përballet me Nolen dhe ekipin serb në gjysmëfinale të Kupës Dejvis.
Sfidanti.al