Murinjo, papritur, modest mbas fitores ndaj Celsit

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, i kishte humbur dy duelet e fundit me Celsin gjatë këtij sezoni, ndërkohë që tifozë londinezë e quajtën atë “Judë”, kështu që ai kishte arsye që t’i gëzohej pa masë fitores së pastër 2-0 ndaj Celsit. Por, jo, Murinjo, papritur, u tregua modest, duke deklaruar, mbas ndeshjes, se ai nuk ndjente ndonjë gëzim të veçantë që kishte mundur ish-ekipin e tij.

“Po, jam i gëzuar, por jo se mundëm Celsin, por për shkak të tri pikëve që morëm. Nuk ndjej ndonjë gëzim të veçantë ose suplementar, sepse ne fituam ndaj Celsit, për mua më shumë rëndësi ka që ne mundëm ekipin lider të Premier Ligës. Nuk ka rëndësi, nëse lider është Celsi ose ndonjë ekip tjetër. Tani, askush nuk dyshon tek aftësitë tona”, tha Murinjo mbas ndeshjes në “Old Traford”.

Sfidanti.al