Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slam-in e Gjeorgjisë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Sporti i xhudos vazhdon ta bëjë krenar shtetin e Kosovës, me suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Kësaj radhe ishte xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit. Distria arriti të fitojë ndaj kinezes Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Fitorja e kampiones olimpike erdhi pas një pike të shpejtë dhe një ippon më pas.


sfidanti.al