Tik Tok partner i Gjermanisë

Aplikacioni kinez “Tik-Tok” është partneri më i fundit zyrtar i Federatës Gjermane të Futbollit. Marrëveshja kontraverse u bë publike ditën e djeshme nga përfaqësues të të dy eneteve dhe siç pritej ka hapur shumë debat.

Platforma kineze “Tik-Tok” është kthyer në çështje për disa prej qeverive perëndimore pasi sipas tyre nëpërmjet këtij rrjeti social qeveria kineze grumbullon të dhëna të rëndësishme.

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën miratoi me votim zanor një projektligj për të ndaluar punonjësit federalë të përdorin aplikacionin e videove të shkurtra në pronësi kineze “Tik-Tok” në pajisjet në pronësi të qeverisë.

Në Gjermani, ku numëroren rreth 19 milionë përdorues të “Tik-Tok”, zyrtarë të lartë të partisë CDU dhe zyrtarë të Bundestag-ut kanë bërë me dije se nëse kjo platformë nuk do të operojë sipas disa rregullave strikte atëherë duhet mbyllur. Sa i përket bashkëpunimit më Federatën Gjermane të Futbollit ende nuk janë bërë publike shifrat e këtij operacioni. Në këtë platformë videot e lidhura me DFB-në janë shikuar 162 milionë herë ndërsa videoja më e klikuar është parë plot 17 milionë herë.