Pse Egnatia, Vllaznia dhe Partizani…pollën “ humbje trinjake”!

Java e “mrekullisë së zezë ”, kjo që lamë pas.  ! Sikur ta kishin bërë me fjalë  : 3 ekipet kryesuese të kampionatit,Egnatia, Vllaznia dhe Partizani u mundën. Madje ishin trinjakë nga ngjashmëria  e lojës. Sa ngjanin me njeri tjetrin, kur  ngritën flamurin e bardhë të dorëzimit dhe ia arritën me “sukses” të ishin ..humbës! Imagjinoni sikur në kohën e futbollit pa hile, te humbisnin brenda javës , Partizani, Vllaznia dhe Tirana..fillonin mbledhjet edhe ne Komitetin Qendror! Kurse në ditët e sotme…mblidhet Komisioni i Disiplinës dhe gjobit ata që dalin nga ..skenari!

Nuk ndodhi hataja që u mundën të mëdhenjtë e klasifikimit, sepse Superliga mbahet gjallë sipas një rregulli të vjetër dhe të pashkruar  të burgut : “Një herë ti, një herë unë. Mos prishni radhën!” Ndaj, edhe po ta kthesh klasifikimin kokëposhtë, prapëseprapë, bursa e vlerave nuk ndryshon…

Kjo javë e “tradhëtisë së kreut”, na kujtoi anektodën e peshkut që pati treguar në ekran, trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla.  Kur po qëronte peshkun, në barkun e tij gjeti një peshk të vogël .Metafora e gjetur nga trajneri.. u pëlqye shumë në atë kohë. Po të kishte një metaforë për këtë javë që përcollëm, do të ishte e kundërta : kur qëron peshkun e vogël, në barkun e tij, gjen ..peshkun e madh!

Sfidanti.al