Barcelona, Rimendohet Xavi Hernandez?

Në një periudhë kur Barcelona nuk po funksiononte mirë, rezultatet ishin zhgënjyese dhe presioni e kritikat e tifozëve po shtoheshin, Xavi deklaroi se do të largohej në fundin e sezonit. Që prej atij momenti, skuadra ka rritur nivelin dhe po performon shumë mirë. Dhjetë rezultate pozitive radhazi, duke përfshirë dhe eliminimin e Napolit dhe kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Te katalanasit është rikthyer buzëqeshja, vetëbesimi është në nivele të larta dhe rezultatet po vijnë. Tani po flitet për një qëndrim të Xavit. Kështu është futbolli, dinamikat janë të shumta gjatë një sezoni dhe trajneri mund të tërhiqet nga vendimi për t’u larguar në verë. Në lidhje me këtë temë foli edhe Deco, drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Spanjës. “Xavi rinovoi me dy vite të tjera, teksa e ka shpjeguar vetë situatën e tij. Nuk është koha për bisedime. Gjithsesi, nëse ai ndërron mendim në lidhje me largimin, atëherë do të flasim. Por nuk është momenti”.

sfidanti.al