Akuzohet për racizëm, Açerbi rrezikon deri në 10 ndeshje pezullim

Inter-Napoli është njëra prej atyre ndeshjeve, të cilat nuk mbyllen me vërshëllimën e fundit. Zhuan Zhezus, autori i golit të barazimit për Napolin, ka treguar gjatë ndeshjes se njëri prej lojtarëve të Interit e ka ofenduar duke i thënë “zezak”. Ish-mbrojtësi zikltër është parë teksa gjatë ndeshjes i është drejtuar arbitrit La Pena duke denoncuar Açerbin: “Më tha zezak!”. Nëse akuzat e brazilianit do të ishin të vërteta atëherë mbrojtësi italian i Interit rrezikon deri në dhjetë ndeshje pezullim. Pasojat do të ishin të mëdha për Açerbin pasi mund të rrezikonte që të përjashtohej edhe nga kombëtarja e Italisë, ftesë për të cilën është munduar shumë për ta merituar. Në ditët në vazhdim do të jetë drejtësia italiane sportive ajo, e cila do të merret me këtë çështje

sfidanti.al