Kosova, Foda: Jam i sigurt që do të arrijmë rezultate të mira

Franco Foda ka folur në konferencën e parë për shtyp për grumbullimin e muajit mars, ku Dardanët kanë për të luajtur dy ndeshje. Trajneri gjerman ka thënë se ka ndjekur situatën e futbollistëve të Kosovës dhe ka një plan të qartë se si do t’i qasen ndeshjes me Armeninë.

“Kemi një plan të qartë të cilit do t’i përmbahemi për ndeshjen ndaj Armenisë. Kemi ndjekur  ndeshjet e lojtarëve, edhe nëpërmjet televizionit si kanë luajtur dhe kemi përzgjedhur këta lojtarë. “jithsesi çdo lojtar e ka mundësinë të tregoj veten për lojërat e ardhshme. Së fundi kam punuar në Zuerich dhe pas një periudhe kam nënshkruar kontratën e re. Më ka ardhur oferta prej federatës së Kosovës. Kemi zhvilluar bisedime shumë të mira. Është përmendur se duan të ndërrojnë shumë gjëra në ekip. Kam punuar shumë me lojtarë të Kosovës te Zuerichu dhe te Kaiserslauterni. Kosova ka ekip shumë interesant dhe lojtar shumë interesant dhe jam shumë i sigurt që do të arrijmë rezultate të mira”, deklaroi Foda.

sfidanti.al