Rashica dhe Muçi, me notat më të larta te Besiktas

Ernest Muçi dhe Milot Rashica, dy futbollistët e Besiktas me notën më të lartë në takimin e humbur 1-2 përballë Antalyasporit për javën e 30-të të Superligës së Turqisë. Interesant fakti që Rashica, edhe pse gaboi në momentin e ekzekutimit të penalltisë në limitet e kohës shtesë (rrëshqiti duke e prekur topin me të dyja këmbët), ka notën më të lartë nga “flashscore”, 7.3, ndërsa ish-sulmuesi i Tiranës u vlerësua me 6.9. Të gjithë lojtarëve të tjerë të Beshiktashit u janë vënë me nota më të ulëta. Dy sulmuesit shqiptarë (njëri përfaqëson Shqipërinë dhe tjetri Kosovën) patën një bashkëpunim të shkëlqyer në rastin e golit të vetëm që shënoi Beshiktashi në minutën e 46-të, pra sapo nisi pjesa e dytë. Rashica dhe Muçi e nisën titullarë dhe qëndruan në fushë deri në fund, çka tregon besimin që ka stafi teknik për të dy.

sfidanti.al