Një djalë largohet nga familja, Xhon Terri i jep fund tek Çelsi!

Ka qenë simboli i Çelsit më të madh të të gjitha kohëve. Xhon Terri ishte kapiteni dhe shpirti i bluve, por që nga fundi i këtij sezoni nuk do të jetë më. Klubi londinez dhe mbrojtësi i qendrës 36-vjeçar kanë botuar një deklaratë të përmbashkët ku informojnë se ndarja do të ndodhë në verë, me Terrin që do të mbyllë një epokë të madhe 22-vjeçare veshur me fanelën e vetme të jetës së tij. Deri tani të vetme, pasi besohet se qendërmbrojtësi do ta vazhdojë karrierën.

Terri hyri në akademinë e Çelsit në vitin 1995, në moshën 14-vjeçare dhe më pas depërtoi në ekipin e parë, ku nisi të shkëlqente ashtu si edhe vetë skuadra me blerjen e klubit nga Roman Abramoviç. Që nga viti 2004, me ardhjen e Murinjos, e deri më sot, Terri ka fituar 14 trofe, përfshi edhe Ligën e Kampionëve dhe 4 tituj kampion, duke qenë me shpresë që të fitojë edhe të pestin përpara se të largohet. Ai punoi me trajnerë të mëdhenj si Ranieri, Murinjo, Hidink, Ançeloti, Benitez dhe tani me Antonio Konten, ndërsa Championsin e fitoi me Di Mateon.

Sfidanti.alterri2