Renditja UEFA, Italia dhe Gjermania kryesojnë

Eleminimi i Lazios dhe Napolit nga UEFA Champions League rrezikon vendin e parë të Italisë në renditjen e UEFA-s që do të thotë edhe një skuadër më pak në edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni. Edhe pse Italia vazhdon të mbetet në vendin e parë të këtij klasifikimi me 16.571 pikë, Gjermania është afruar ndjeshëm me 15.500. Betëjë e aashpër mes dz vendeve që kërkojnë biletën e pestë për në UEFA Champions League që sezonin e ardhshëm do të ndryshojë tërësisht format pasi do të përbëhet nga 36 skuadra në një grup të vetëm. Ngjitet në klasifikim edhe Anglia që pas fitores së Arsenalit ndaj Portos shkon në kuotën 15.000 ndërsa disi më të shkëputura duken Spanja dhe Franca. Për momentin, Serie A dhe Bundesliga kanë të drejtë të kenë nga një skuadër shtesë në Champions. Nëse klasifikimi do të jetë aktuali deri në fund, nga kjo formulë do të përfitojnë respektivisht Roma dhe Borussia e Dortmundit.

sfidanti.al