Kur Egnatia luan me Tiranën, gjeje…cili është armiku?

Sa herë që përballet Tirana me Egnatian, diçka ndodh në prapaskenë…ka shumë tym, si foto e botuar! Nëse ju kujtohet, në ndeshjen e mëparshme, kur Egnatia u shfytyrua me 5 gola, trajneri Tetova pranoi publikisht se futbollistët e tij kishin pirë “ilaçet e gabuara” dhe nuk kishin dëgjuar këshillat e trajnerit.  S’e kishim para ndonjëherë Egantian t’a bënte portën si fizarmonikë  që s’mbyllet dot edhe pse thuhet se në Superligë nuk duhen dy ditë për të harruar, por vetëm dy orë…

Si me porosi , prapë Tirana me Egnatian, prapë shfaqet trajneri Tetova në mikrofon. Këtë herë nuk e ka me futbollistët e tij, por me ata sipër, që “lodrojnë” poshtë me arbitrat.  Cilat ishin fjalët e Tetovës që u përgjuan me zell nga “godina me gjethe” e futbollit?

Tetova foli shqip, por që duhej përkthyer për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë  : “ Ne e fituam ndeshjen..”  Si e fituat ndeshjen kur ajo doli barazim?  Tetova ,  si trajner që e kanë paralajmëruar që të mos i jap shumë gojës , pasi trajnerëve  u kanë prerë gjuhën, la të kuptohej se injoroi  “regjizorin  e ndeshjes”, pasi  fitoren e tyre e trazoi  në një barazim me një penallti në fund..

Sfidanti.al