Capekoense fiton trofeun e parë mbas tragjedisë

Ekipi brazilian Capekoense fitoi kampionatin e Santa Katerinës që është trofeu i parë për këtë klub, mbas fatkeqësisë ajrore tragjike, në të cilën humbi jetën numri më i madh i futbollistëvë të këtij klubi, në nëntor 2016. Në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit lokal, Capekoense fitoi 2-0 ndaj Zhoinvilit, duke e siguruar vendin e parë një javë para përfundimit të kampionatit.

Në janar 2017, Capekoense mblodhi 20 futbollistë të rinj, duke filuar, kështu, ngritjen e ekipit të ri. “Kemi marrë disa lojtarë hua dhe kemi arritur që të krijojmë një ekip të respektueshëm. Kemi parë më shumë se 90 futbollistë dhe, midis tyre, zgjodhëm ata që na pëlqyen”, vuri në dukje drejtori ekzekutiv i Capekoenses, Rui Kosta.

Sfidanti.al