Rrënjët e sportit të hokejit janë të shtrira thellë në antikitet pasi kjo lojë është organizuar që 4000 vite përpara lindjes së Krishtit në Egjiptin e lashtë e më pas në Etiopi dhe Iran. Muze të ndryshëm në këto zona sjellin fakte që hokeji është aplikuar si një formë loje dhe më pas u trashëgua nga grekët e romakët por edhe nga Aztekët në Amerikën e Jugut pas zbulimit të kontinentit nga Kristofor Kolombi.
Në kohët moderne, hokeji u bë sport popullor në Anglinë e shek. 18 pasi u aplikua masivisht në shkollat publike. Shoqata e parë u krijua në Angli në vitin 1876, ndërsa në vitin 1908 loja u bë pjesë e olimpiadës ku si pjesëmarrëse të para janë Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi. Federata e këtij sporti është krijuar në vitin 1924 ndërsa sot janë anëtare 137 federata. Hokeji sot luhet në disa sipërfaqe, me bar dhe në akull por edhe në parket të thjeshtë. Në varësi të fushës dhe llojit të hokejit janë të caktuara edhe rregullat që parashikojnë përdorimin e shkopinjve dhe topave me idenë që fusha ndahet në dy pjesë dhe skuadra që shënon më shumë në portën kundërshtare, fiton.
sfidanti.al