Arsenali gjen sulmues në Portugali

Arsenali tashmë ka një prioritet për merkaton e verës së ardhshme. Siç raportohet nga portali “TodoFichajes”, “topçinjtë” e Londrës kanë në shënjestër sulmuesin suedez Viktor Gyokeres, që luan me Sportingun e Lisbonës. Arteta ka kohë që kërkon përforcime në repartin e avancuar dhe duket se drejtuesit e klubit kanë ndërmend që të plotësojnë kërkesat e teknikut. Kartoni i lojtarit të Sportingut të Lisbonës vlerësohet rreth 45 milionë euro dhe anglezët duket se janë të gatshëm të bënin çdo çmenduri për të siguruar shërbimet e tij. Viktor Gyokeres ka spikatur këtë sezon me klubin portugez, duke shënuar 32 gola në 35 ndeshje të luajtura.

sfidanti.al