Xabi Alonso mision i pamundur, Bayerni zgjedh një holandez

Xabi Alonso është i preferuari i Bayern Munich për zëvendësuesin e Thomas Tuchel. Por, arritja e një marrëveshjeje me trajnerin që po udhëheq Bayer Leverkusenin drejt titullit të parë në histori, është e vështirë. “Aspirinat” nuk duan të privohen nga shërbimet e tij, teksa ish-mesfushorin spanjoll e tundon edhe ideja e marrjes së drejtimit të Liverpoolit. Klub që do të ndahet me Jurgen Klopp në fundin e sezonit. Dhe në skenë ka dalë një emër i ri: Arne Slot. 45-vjeçari holandez drejton prej verës së vitit 2021 Feyenoordin, skuadër me të cilën ka fituar një titull kampion (2023).

sfidanti.al