Partizani është fitues për herë të parë i Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, kjo në edicionin e tretë të këtij aktiviteti. Pikërisht në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”, të besuarit e Ylli Tomorri kanë fituar 3-0 përballë Tiranës. 25-21 seti i parë për Partizanin. 25-18 i dyti po për të kuqtë dhe 25-22 i treti po për Partizanin dhe 3-0. Lojtari më i mirë i finales së meshkujve ishte braziliani i Partizanit, Kutinjo, ndërsa medaljet për Tiranën si finaliste dhe Partizanin si fitues i Ligës “Gjergj Kastrioti” janë shpërndarë nga drejtues të Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe të asaj të Kosovës. Një Mirënjohje për Kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, si dhe për ish-volejbollistë të Skënderbeut, Tomi Balli, Albert Shahu, Fredi Rrapo e Arben Prifti.
sfidanti.al