“Pioli zjarr” ishte një nga lajtmotivet më të famshme gjatë sezonit kur Milan fitoi titullin në Serie A, por pas dy vitesh ky lajtmotiv është ndryshuar në: “Pioli në zjarr”. Eliminimi nga Champions League që në fazën e grupeve dhe dalja nga gara për titull në Serie A shumë shpejt, ka bërë që stoli i Piolit të vihet në dyshim të fortë, më saktë duhet një mrekulli që Pioli të konfirmohet në krye të “djallit” edhe sezonin e ardhshëm. Mediat italiane janë të qarta në këtë pikë, ka vetëm dy opsione që Pioli të konfirmohet, dy objektiva për të arritur. E para dhe më kryesorja, të fitojë një trofe, i vetmi i mbetur në valle është Europa League. Milanit i mungon një trofe evropian që në 2007, nëse Pioli arrin të sjell në Milano trofeun e Europa League mund të rris kuotat e tij për t’u konfirmuar. Në të njëjtën kohë, Milan duhet të mbyll sezonin në Serie A në vendin e dytë dhe të mos ketë një diferencë të madhe me Interit. Vetëm nëse Pioli arrin këto dy objektiva, jo të lehta, atëherë drejtuesit e klubit do të shqyrtojnë opsionin për ta mbajtur në krye të ekipin edhe për sezonin e ri. Në të njëjtën kohë, Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues nuk po qëndrojnë në heshtje, por po kryejnë sondazhe për të gjetur një profil ideal për post-Pioli. Kandidati kryesor ka qenë dhe mbetet Antinio Conte.
sfidanti.al