Mbyllni veshët, ose do të dëgjoni një “blasfemi” : Shumica e presidentëve nuk marrin vesh nga futbolli! Sikur të ishin thënë këto fjalë në një kampionat tjetër, kishte plasur sherr-shamataja. Ndërsa në Superligë, fol po deshe edhe me zë të lartë, askush nuk të dëgjon. E kush na qënka ky trim që thotë se “baballarët” e futbollit, të pafajshmit e përjetshëm, presidentët, nuk paskan haber nga futbolli. Një ish-trajner i Kombëtares, Astrit Hafizi, ia ka plasur më në fund, atë që trajnerët e tjerë e thonë prej vitesh me “silenciator”..
Do të ishte mirë që Hafizi të bënte një klasifikim për presidentët ose të na tregonte nga cili futboll nuk marrin vesh dhe nga cili ia thekin… Nga futbolli i ndershëm apo i pandershëm.?
Le të marrim një shembull ( disi kontrovers) , madje të na flani për shembullin: presidenti Duka me Kombëtaren po shkon lart, kurse me kampionatin po shkon..poshtë e më poshtë! Me kombëtaren po gjete biletë thuhet “telebingo”, kurse në kampionat ..po gjete njerëz në stadiume thuhet…super-telebingo!
Sfidanti.al