Paratë e shitjes së Chelseat janë ende të ngrira

Afërisht 3 miliardë euro nga shitja e klubit të Premier League, Chelsea, që ishte në pronësi të Roman Abramovich, mbeten të ngrira nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pas pothuajse dy vjetësh. Klubi londinez u nxor në shitje brenda disa ditësh pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia përpara se Abramovich të vihej nën sanksione në mars 2022 për lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin. Blutë iu shitën përfundimisht manjatit amerikan të sportit Todd Boehly dhe firmës së investimeve Clearlake Capital në maj 2022. The Guardian raportoi vitin e kaluar se përfaqësuesit e Abramovich duan që paratë të shkojnë për ndihmë humanitare për “të gjitha viktimat e konfliktit në Ukrainë”. Mike Penrose, i cili ka kaluar gati tre dekada duke punuar për kauza humanitare, u ngarkua me formimin e një fondacioni për të ndihmuar kauzat në Ukrainë. “Të ardhurat nga shitja e Chelsea FC janë ngrirë në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ekspertë të pavarur krijojnë një fondacion për të menaxhuar dhe shpërndarë paratë”. “Më pas do të nevojitet një licencë për të transferuar fondet në fondacion. Ne duam që këto para të arrijnë në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mbetemi të hapur për çdo marrëveshje që e ofron qartë këtë”, kanë thënë nga zyra angleze që merret më këtë gjë.

sfidanti.al