Me një gol të Gjelbërim Taipit, “Partizani” ka arritur të fitojë në transfertë ndaj “Kukësit”. Sfida e luajtur në qytetin verilindor, në impiantin “Kukës Arena”, është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi. Edhe pse parashikimet ishin në favor të demave të kuq, “Kukësi” i drejtuar nga trajneri Bledar Devolli, u paraqit në mënyrë dinjitoze, duke tentuar të lërë gjurmë në këtë trofe. Kjo ishte ndeshja e parë e blueve verilindorë. Goli i fitores për “mysafirët” u shënua në minutën e 43-të nga Gjerlbërim Taipi, i cili duke kujtuar të shkuarën e tij tek “Kukësi” zgjodhi të mos festojë, duke respektuar tifozët vendas. Nota negative e ndeshjes për të kuqtë ishte Xhuliano Skuka, i cili u dëmtua dhe u zëvendësua, ashtu dhe De Mota, i cili u dëmtua nga radhët e verilindorëve. Ndeshja “Partizani”-“Kukësi” ishte sfida e parë çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Sor në ora 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit pritet të luhet sfida e dytë e 1/8-ve mes “Teutës” dhe “Tiranës”. Ndeshjet e kthimit luhen pas 2 javësh. Tirana dhe Teuta kanë barazuar pa gola në “Niko Dovana”, aktin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Te ekipi nga kryeqyteti debutoi në pankinë këtë pasdite, trajneri Erbim Fagu. Durrsakët e filuan mirë takimin, duke treguar dëshirë të madhe që në minutat e para. Pas gjysmë ore lojë, të besuarit e Edi Martinit lëshuan sinjale të qarta, një goditje e Çyrbjës shkaktoi drithërima në stadium, por vetëm kaq. Takimi u zhbllokua në minutën e 45-të nga Lloci, gjithsesi nuk pati festë te Teuta, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 56-të, bardheblutë flirtuan me golin, me Përgjonin që humbi një mundësi ideale për të shënuar. Një aksion spektakolar, por finalizimi la për të dëshiruar.
sfidanti.al