Paska dy fytyra Kombëtarja jonë : një nga jashtë, e cila të merr në qafë dhe një nga brenda, që të “pakëson jetën”! E lumtur që po shkon në Europian, madje e paduruar sa të fillojnë ndeshjet me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë ,po ta besosh kur flet. Dhe një pamje të ngrysur dhe dyshuese, nëse i përgjon nga brënda. Atje ku fshihej një “sekret” dhe një siklet që nuk ua mban shpirti. Sapo e dëgjon, të duket sikurduan të na minojnë ..lumturinë kuqezi! : Kombëtarja akoma nuk e paska marrë premion e premtuar për në Europian. Dhe çfarë premio, plot 5 milion euro!
Pse kanë frikë çunat e Kombëtares? Një frikë, që siç tregohet, po shtohet me afrimin e Finaleve. Pse flasin dhe përshpërisin me njëri tjetrin dhe kur dalin në intervista, betohen se i vetmi hall i tyre është ..Spanja, Italia dhe Kroacia. Pra kundërshtarët e grupit në Europian.
Apo mos vallë kanë frikë nga ajo që ndodhi me paratë në Europianin e kaluar, më 2016-tën? Atehere, kur kokoshi u katandis një thelë..nga 40 mijë euro secili, shuma u katandis në …10 mijë euro! Po atëherë , kur u kualifikuam 6 vite më parë, u bënë goxha shpenzime të “lavdishme” dhe për kundershtarin , po këtë herë … kujt ia paskemi borxhin..
Sfidanti.al