Kroacia U-17 largon trajnerin për një deklaratë

Trajneri i kombëtares kroate U-17, Robert Jarni është shkarkuar pas disa fjalëve që do të tregonin simpatinë e tij për Betis, skuadrën për të cilën luajti nga viti 1995 deri në 1998, por mbi të gjitha kundërshtarin e radhës të Dinamos së Zagrebit në Ligën e Konferencës. Pikërisht ky aspekt ka mbushur kupën, aq sa të shtynte Federatën kroate t’i jepte një ndëshkim ish-futbollistit të Barit, Torinos dhe Juventusit, i cili në disa intervista të dhëna për “Revelo dhe Veçernji” shprehu mbështetjen e tij për Betisin: Kë do të mbështes? Në fund të fundit, Betis është klubi im, kam kaluar tre vite të mrekullueshme atje dhe nuk kam luajtur kurrë për Dinamon. Nuk e di kush mund të më fajësojë mua për këtë.”

Deklarata që nuk u pëlqeu vërtet nga HNS (federata kroate e futbollit), e cila vendosi të shkarkojë trajnerin e saj siç raportohet në një deklaratë të ashpër për shtyp. “Komiteti Ekzekutiv i HNS-së mbështet të drejtën e çdo individi, duke përfshirë të gjithë futbollistët, përfshirë lojtarët e kombëtares, për të mbështetur cilindo klub që dëshiron, madje edhe kundër klubeve kroate në Evropë, edhe nëse një mendim i tillë nuk konsiderohet i dëshirueshëm. Megjithatë, HNS ka një qëndrim shumë të qartë se standardet më të larta vlejnë për të gjithë përzgjedhësit kroatë dhe se është e papërshtatshme, e padëshirueshme dhe e papranueshme që një person që drejton një ekip kombëtar kroat të mos mbështesë hapur ndonjë klub kroat në një kompeticion evropian. Promovimi i unitetit brenda familjes kroate të futbollit është një kusht pa të cilin asnjë kombëtare kroate nuk mund të menaxhohet me sukses. Përzgjedhësit e ekipeve kombëtare kroate kanë një detyrë të qartë për të promovuar unitetin, bashkëpunimin, respektin dhe besimin e ndërsjellë midis të gjitha klubeve kroate, prandaj HNS e konsideron këtë lloj vendimi si të saktë për të mbrojtur unitetin e familjes kroate të futbollit.”

 

sfidanti.al